Pas sherrit në fushë, Xhaka kapet me tifozët e Arsenal | VIDEO

Nga A2 CNN
26 Janar 2019, 19:23 | Futboll

Granit Xhaka u përfshi në një sherr me Jesse Lingard gjatë humbjes së Arsenal 3-1 kundër Manchester United në Kupën e Anglisë të shtunën. Por sikur të mos mjaftonte rezultati dhe shfaqja e shëmtuar në fushën e blerë, mesfushori me origjinë shqiptare është nxehur edhe me tifozët e klubit të tij në të dalë të stadiumit.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Xhaka shihet teksa i thotë tifozit “Mbylle gojën” e më pas të ngrejë xhamin e makinës. Ndërsa të tjerë tifozë i bëjnë thirrje të qetësohet duke i thënë edhe “të duam Xhaka”.

Në fakt, Xhaka ka ndarë tifozerinë e Arsenal, me një pjesë që mendojnë se është hallka që mban lidhur skuadrën, ndërsa një pjesë tjetër që beson se nuk është duke treguar nivelin e duhur për klubin e tij. (A2 Televizion)

https://youtu.be/d8uVoGXJkdE

A2 CNN Livestream

Latest Videos