
Arinaldo Rrapaj do të vazhdojë të jetë pjese e Partizanit. Futbollisti ka firmosur kontratën e re që e lidh me kryeqytetasit deri në vitin 2026, duke e kthyer në një nga pikat e referimit për skuadrën e kuqe.
Mesfushori vlonjat u konsiderua si një nga më të mirët e edicionit që u mbyll duke kontribuar ndjeshëm në fitimin e titullit kampion.
Këtë sezon në 34 ndeshje, Rrapaj shënoi 6 gola dhe dhuroi 8 asiste. Përveç Rrapaj, Partizani ka huazuar nga Teuta dhe portierin e Durrësit, Pano Qirko.
Burime pranë klubit bëjnë me dije se marrëveshja është vetëm për ndeshjet në Europë dhe më pas palët do të flasin për të ardhmen. Ndërkohë klubi ka zyrtarizuar dhe largimin e Engjëll Hotit dhe mbrojtësi sllovak, Jozef Menish. (A2 Televizion)