
Ndërsa skuadrat e Europës luftojnë për një vend në “Euro 2020”, në Amerikën Latine ka spektakël edhe kur vjen puna për ndeshje miqësore.
Takimi mes Argjentinës dhe Uruguait u mbyll në paqe, me përfaqësueset që barazuan 2 me 2. Rezultati u zhbllokua nga Edinson Cavani që pas një periudhe të vështirë kohët e fundit, arriti të gjejë vazhdimësinë duke shënuar golin e dy në pak ditë me përfaqësuesen uruguaijane.
Aguero barazoi përkohësisht për “Albiselestët” e më pas Luiz Suarez kaloi Uruguain sërish ne avantazh. Por kur miqtë mendonin se ja dolën, në skenë u shfaq, kapiteni Leo Messi që nuk fali nga pika e bardhë dhe nuk i dha mundësinë Uruguait të thyejë Argjentinën për të shtatën ndeshje me radhë. (A2 Televizion)