
Leo Messi është ribashkuar me trajnerin Tata Martino. 60-vjeçari argjentinas ka marrë drejtimin e Inter Miami në Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe do të nisë punën menjëherë për sezonin e ri.
Lajmin e ka bërë zyrtar vetë faqja e klubit që me anë të një postimi njoftoi tifozët për marrëveshjen me trajnerin e ri. Tata Martino është një emër i njohur në futbollin botëror, pasi më parë ai ka drejtuar dhe kombëtaren argjentinase, me të cilën në vitin 2016 humbi finalen e Kupës së Amerikës së Jugut.
Tata Martino është një njohje e vjetër me babanë e Messit. Në vitin 2013, ai u zgjodh dhe si trajneri i Barcelonës, por as kjo eksperiencë nuk kishte sukses. Aventura e tij nuk zgjati më shumë se një sezon pasi dështoi në çdo kompeticion.
Megjithatë, kjo aventurë e re ne shumë gjasa do të jetë një tjetër histori për trajnerin argjentinas, pasi në skuadër ka yje botërorë dhe niveli i futbollit është tërsisht ndryshe nga ai europian. Përveç Messit, Tata Martino do të ritakojë dhe lojtarë të tjerë nga Barcelona, si Busquets apo Jordi Alba. (A2 Televizion)