
Vetëm pak minuta pas Presidenti Ilir Meta dekretoi datën 13 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, ka reaguar Kryeministri Rama me anë të një postimi në “Twitter”.
“A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Tani thjesht mëshirojeni”, shkruan Rama.
Më tej, ai shkruan se “data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një ‘nullum absolutum dhe quod nullum est nullum producit effectum’. 30 qershori është e vetmja datë zgjedhjesh”.
A ju thashë prisni çmendurinë e dytë??Tani thjesht mëshirojeni?
— Edi Rama (@ediramaal) June 27, 2019
Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një
NULLUM ABSOLUTUM
dhe
QUOD NULLUM EST NULLUM PRODUCIT EFFECTUM?
30 QERSHORI ESHTE E VETMJA DATE ZGJEDHJESH??? (A2 Televizion)