
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ministrat e rinj të qeverisë "Rama 3" mbrëmjen së martës. Më herët, ai kërkoi informacione nga Prokuroria e Përgjithshme në lidhje me ministrat e rinj, për të cilët mori përgjigje se ndaj asnjërit nuk ka proces të hapur.
Ministrat e dekretuar nga Presidenti Meta
- Zoti Edi Rama- Kryeministër;
- Zoti Arben Ahmetaj - Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;
- Zonja Olta Xhaçka - Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
- Zoti Niko Peleshi - Ministër i Mbrojtjes;
- Zoti Bledar Çuçi - Ministër i Brendshëm;
- Zonja Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
- Zonja Belinda Balluku - Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
- Zonja Evis Kushi - Ministër i Arsimit dhe Sportit;
- Zoti Ulsi Manja - Ministër i Drejtësisë;
- Zonja Elva Margariti - Ministër i Kulturës;
- Zonja Frida Krifca - Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
- Zonja Ogerta Manastirliu - Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
- Zonja Mirela Kumbaro Furxhi - Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
- Zonja Elisa Spiropali - Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
- Zonja Edona Bilali - Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
- Zonja Bora Muzhaqi - Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
- Zonja Milva Ekonomi - Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.
Tashmë, kryeministri Rama do t’i paraqesë Kuvendit programin qeverisës dhe emrat e ministrave të rinj, ndërsa më pas ata do të betohen para Presidentit. (A2 Televizion)