Meta dekreton Ramën, Kryeministri bëhet edhe ministër i Jashtëm

Nga A2 CNN
18 Janar 2019, 11:10 | Politikë
Meta dekreton Ramën, Kryeministri bëhet edhe ministër i

Në deklaratën për shtyp të Presidencës thuhet se kreu i shtetit i ka bërë një interpretim të zgjeruar dispozitave kushtetuese për të marrë vendimin për dekretim. Presidenti argumenton vendimin edhe me shmangien e një krize institucionale.

Emërimi i Ramës u parapri nga dekreti i Ilir Metës për shkarkimin e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Presidenti i Republikës vlerësoi këtë propozim në përputhje me frymën që përcjell Kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, duke bërë një interpretim të zgjeruar dhe fillestar të dispozitave kushtetuese, si dhe duke mbajtur në konsideratë faktin që, ushtrimi i detyrës së Ministrit nga Kryeministri është një veprimtari shtetërore që shtrihet brenda sferës ekzekutive pjesë e kabinetit qeveritar, struktura e të cilit është në të drejtën e Kryeministrit për t’u propozuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos