Meta e dekoron, gjobitet me 5 milionë lekë nga policia

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2021, 16:22 | Politikë
Meta e dekoron, gjobitet me 5 milionë lekë nga policia

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar ekzekutivin se po ushtron shantazh ndaj qytetarëve nëpërmjet masave anti-covid.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se kryetari i shoqatës “Durrësi Autokton”, Abdulla Deliallisi, ishte gjobitur me 5 milionë lekë pasi kishte marrë dekoratën “Nder i Kombit”, nën akuzën se kishte shkelur protokollet anti-covid.

Presidenti publikon edhe një fotografi të aktivitetit, duke nënvizuar se ceremonia ishte zhvilluar duke respektuar masat anti-covid, duke shtuar se institucioni që ai drejton do ta asistojë në procedurat ligjore për të kundërshtuar gjobën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos