Presidenti Ilir Meta i është kundërpërgjigjur reagimit të Kryeministrit Rama pasi vendosi të mos dekretonte emërimin e Gent Cakajt në postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme.
“Pavarësia, integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të padiskutueshme për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit si President i vendit tim”, shkruan Meta në një postim në Twitter.
Më herët, pas publikimit të vendimit të Presidentit, Kryeministri Rama e quajti atë të turpshëm dhe antikushtetues. (A2 Televizion)