Meta kthen në detyrë Mynyr Konin

Nga A2 CNN
6 Maj 2019, 16:34 | Aktualitet
Meta kthen në detyrë Mynyr Konin

Presidenti Meta ka rrëzuar vendimin e ministres së Arsimit Besa Shahini për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Vendimi është publikuar në faqen e Presidencës.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e kishte pezulluar rektorin e Universitetit të Tiranës, më 13 prill, duke emëruar Bernard Dostin përkohësisht në këtë detyrë.

Presidenti i Republikës, vlerëson se në kushtet aktuale, bazuar në propozimin e bërë, marrja e një vendimi për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, do të cenonte rëndë dhe, në tërësi, autonominë e institucioneve të arsimit të lartë dhe lirinë akademike të vendosur dhe të mbrojtur nga Kushtetuta, por dhe nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, pasi ushtrimi i kompetencave kontrolluese nga Ministri i Arsimit në këtë rast për gjithë sa u parashtrua më sipër nuk është kryer në mënyrë objektive, shteruese, proporcionale dhe transparente.

Presidenca
https://a2news.com/2019/04/16/pezullimi-i-rektorit-te-ut-vendimi-i-paralajmeruar-per-mynyr-konin/

Ministrja Shahini është shprehur se Rektori i Universitetit të Tiranës nuk është mjaftuar me kompetencat akademike, por ka dashur të mbajë edhe kompetenca administrative të cilat me ligj nuk i takojnë. Në një deklaratë për mediat ajo denoncoi edhe disa shkelje të tjera të Konit.

https://a2news.com/2019/04/16/dekanet-per-pezullimin-e-konit-i-vonuar/

Por me sa duket këto nuk e kanë bindur Presidentin, i cili dekreton kështu rikthimin e Konit në detyrë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos