Meta: Mos më detyroni të hyj në garë, po mora edhe “Doktorin”, nuk ka spital që ju bën derman

Nga A2 CNN
17 Prill 2021, 14:44 | Politikë
Meta: Mos më detyroni të hyj në garë, po mora edhe

Presidenti Ilir Meta ka bërë një status në Facebook, ku reagon ndaj dy posterave, të cilët sipas tij, janë vendosur në Gjirokastër.

Ilir Meta, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha janë vendosur bashkë në poster, ndërsa shkruhet: “Këta nuk meritojnë më asnjë shans”.

“Mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar”, reagon Meta. Ndërsa më tej shkruan se me “Doktorin e madh”, duke iu referuar Sali Berishës, “nuk ka spital, që ju bën derman!”, shkruan ai.

Postimi i Presidentit

Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze.

Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI "RILINDAS", por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar.

Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman!

Ndaj, respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës! (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/17/basha-ne-sarande-sot-do-te-jemi-ne-9-qytete-ska-ndryshim-pa-larguar-edi-ramen/
https://a2news.com/2021/04/16/fushata-zgjedhore-berisha-rama-mohon-te-vertetat-e-hidhura-basha-nuk-ra-na-banalitetin-e-kundershtarit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos