
Tre persona kanë humbur jetën pas përplasjes në ajër të dy helikopterëve në SHBA.
Sipas autoriteteve, aksidenti ndodhi pasditen e së enjtes, kur dy helikopterët u përplasën dhe u rrëzuan në një fushë pranë një rruge.
Mes viktimave janë një instruktore fluturimi 22-vjeçare dhe një pilot në trajnim nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët ndodheshin në njërin prej helikopterëve. Viktimë mbeti edhe personi i tretë, i cili ishte i vetëm në bordin e helikopterit tjetër.
Instruktorja është identifikuar si Maddie Aasbo, ndërsa identiteti i pilotit britanik nuk është bërë ende publik, pasi autoritetet po punojnë për të njoftuar familjarët e tij.
Viktima e tretë është identifikuar si Tyler Delane Sturdevant, 38 vjeç.
Shkaqet e përplasjes mbeten ende të paqarta. Autoritetet amerikane të aviacionit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)