Meta: Në kohën që Covid përparon, Kuvendi gjen kohë për të privatizuar shërbimet

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2020, 13:24 | Politikë
Meta: Në kohën që Covid përparon, Kuvendi gjen kohë

Presidenti Ilir Meta, në konferencën e përjavshme për shtyp, deklaroi në lidhje me Ligjin e Metrologjisë se “në kohën që pandemia përkeqësohet, Kuvendi gjen kohën për të privatizuar shërbimet që i takojnë të gjithë konsumatorëve, në duart e oligarkëve të përzgjedhur”.

https://a2news.com/2020/11/12/ligji-per-metrologjine-meta-kerkon-nisjen-e-hetimeve-nga-spak/

“E gjithë vëmendja duhet të jetë në vënien në kontroll të pandemisë. Ka një ritëm të lartë të të prekurve dhe vështirësi të sistemit tonë shëndetësor për të përballuar ngarkesën e madhe. Që në kohën e valës së parë unë sugjeroja një pakt edhe me opozitën për situatën, por pakti u prish me shkatërrimin e Teatrit Kombëtar në gjendje të jashtëzakonshme”, u shpreh Meta.

Në lidhje me deklaratat e Vuçiç, Meta u përgjigj shkurt: “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë përgjigjen prej kohësh, të gjithë duhet të mësohen të bashkëjetojnë me Kosovën si shtet i pavarur”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos