Presidenti Ilir Meta tha se opozita do të arrijë të marrë 90 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, duke hedhur poshtë, sipas tij, sondazhet e bëra deri tani. “Të gjitha sondazhet që kanë dalë deri tani janë të gjitha të blera nga Edi Rama. Opozita ka 90 mandate, po të dojë të shesë ndonjë, le ta bëjë. Nuk e fal Ilir Meta as këtë gjë. Do t’i drejtohet të gjithë popullit opozitar”, tha Presidenti në konferencë për mediat. (A2 Televizion)
Meta: Opozita merr 90 mandate. Komisionerët të japin jetën për të mbrojtur votën
