Metro Sound, një “përrallë” mesdhetare përmes muzikës

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2019, 00:10 | Aktualitet

Pas Metro Fest, Festivalit të dramës mesdhetare, Teatri i Metropolit nis një tjetër festival, por këtë herë me poezi dhe muzikë.

Për një muaj, fundjavat nisur nga 8 shkurti në teatrin Metropol do të rrëfejnë përralla nga Mesdheu.

“Nuk ka të bej vetëm me muzike të mirë por edhe me elementë të muzikës mesdhetare, që na lidhin”, thotë Armela Demaj, drejtoresha artistike.  

Armela Danaj

Muzikantë të njohur nga Italia, Turqia, Greqia dhe muzikantë shqiptarë që karrierën e kanë ndërtuar jashtë Shqipërisë nisin një seri koncertesh live, që do të përballin mes tyre kulturat për të nisur kështu një dialog artistik nëpërmjet muzikës.

Festivali do të mbyllet në datën 9 mars, me Ansamblin e Tiranës, pas një rrugëtimi artistik në të gjithë Mesdheun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos