Union studentor te Shkencat, Asambleja vendos mësim dhe bojkot

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2019, 14:20 | Aktualitet
Union studentor te Shkencat, Asambleja vendos mësim dhe bojkot

Studentët do të krijojnë një union, ndërsa pedagogët sindikatën e tyre. Ky ishte vendimi i asamblesë së Fakultetit të Shkencave Sociale, ndërsa aty mësimi do të zhvillohet normalisht.

Pas përfundimit të Asamblesë mes pedagogëve dhe studentëve në Fakultetin e Shkencave Sociale këta të fundit kanë dalë në një deklaratë me disa pika.

“Protesta kundër ligjit të arsimit të lartë do të vazhdojë në forma të tjera, për të cilat do të dakordësohemi së shpejti. Asambleja e ditës së sotme vendosi: Krijimin e një unioni studentor që do të veprojë paralelisht me trupën pedagogjikë në lidhje me çështjet studentore. Asamble periodike midis studentëve dhe pedagogëve. Një sallë dhe menaxhim i aktiviteteve nga studentëve”, ishin disa nga kërkesat e studentëve.

Ndonëse tek Shkencat Sociale nuk do të ketë bojkot të mësimit, revolta vazhdon, pasi duket se e gjithë kundërshtia është ndaj ligjit të Arsimit të Lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos