Michael Jackson – i ndarë nga jeta në 25 qershor 2009: 60 mln $ Elvis – 16 gusht 1977: 39 mln $ Charles Schultz – 12 shkurt 2000: 38 mln $ Arnold Palmer – 25 shtator 2016: 30 mln $ Bob Marley – 11 maj 1981: 20 mln $ Dr. Seuss – 24 shtator 1991: 19 mln $ John Lennon – 8 dhjetor 1980: 14 mln $ Marilyn Monroe – 5 gusht 1962: 13 mln $ Prince – 21 prill 2016: 12 mln $ Nipsey Hussle – 31 mars 2019: 11 mln $
Mbreti i pop-it, Michael Jackson, kryeson listën “Forbes” për pasanikët mes personave të famshëm që nuk jetojnë më, për të shtatin vit radhazi. Këngëtari ka fituar 60 milionë dollarë nga tetori i vitit 2018. Të ardhurat nga muzika u rritën në 2,1 miliardë dollarë, nga 1,8 që ishin vitin e kaluar, ndërsa katalogu i këngëve të tij dhe një koncert madhështor në Las Vegas gjithashtu ka kontribuar në arritjen e shumës.
Pas tij, me 21 milionë dollarë më pak të fituar vjen një tjetër ylli muzikës i quajtur “Mbreti”. Elvis Presley ka fituar gjatë vitit të kaluar 39 milionë dollarë, jo vetëm nga muzika, por edhe nga të ardhurat e mbledhura nga gati 500 mijë turistë që vizitojnë shtëpinë e tij në Memfis, Tenesi.
Në vend të tretë renditen Charles Schultz, krijuesi i librit me vizatime, të bërë edhe film i animuar, “Peanuts”. Lista vazhdon me golfistin Arnold Palmer, Bob Marley, Autorin i “Dr. Seuss”, John Lennon, Marilyn Monroe, Prince dhe Nipsey Hussle, reperi i vrarë këtë vit në Los Anxhelos. (A2 Televizion)