
“Askush nuk thotë gjë? Vërtet askush nuk po thotë gjë?” 21-vjeçarja Zoe Stuckless u përball me Harvey Weinstein në një event privat në New York. Zoe nuk e kurseu nervozizmin edhe ndaj të pranishmëve të tjerë, kur asnjë prej tyre nuk reagoi për praninë e producentit.
“Orët e aktorëve” është një event që organizohet çdo muaj në New York dhe iu dedikohet aktorëve. Regjisori është akuzuar publikisht nga më shumë se 80 gra dhe vajza për ngacmime seksuale dhe prej janarit përballet me këto akuza në gjykatë.
Stuckless i tha CNN se i duhej të përballej me mogulin e filmave teksa të tjerët në këtë mbrëmje, e shijuan praninë e 67-vjeçarit.
“Mendoja vetëm për faktin se ishim në një dhomë mbushur me artistë, me vajza të reja që aspirojnë të bëhen pjesë e Hollyëood dhe ky është komuniteti që Weinstein ka terrorizuar për kaq vite”, thotë Stuckless.
Në video, Weinstein dëgjon akuzat, por nuk reagon. Në një deklaratë për CNN, ai tha: “Jam i lumtur t’i përgjigjem çdo pyetje. Të gjithë duhet të dëgjohemi dhe të dëgjojmë, kështu mund të marrin përgjigjje. Jam i lumtur që të gjithë i kemi këto të drejta”.
Por Zoe nuk ishte e vetme në protestën e saj. Komediania Kelly Bachman, që thotë se ishte viktimë e një përdhunimi, iu adresua Ëeinstein, si elefanti në dhomë.
“Unë jam përdhunuar, çuditërisht nga askush në këtë dhomë. Por nuk kam harruar kurrë të përballem me këto tipa”, tha aktorja Bachman. Të dy vajzave iu kërkua me respekt të largohen. (A2 Televizion)