Jonida Maliqi do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2019, i cili do të zhvillohet në Izrael.
Këngëtarja e suksesshme shqiptare arriti të jetë më e vlerësua nga juria nga 14 konkurrentë në natën finale të Festivalit të Këngës duke u shpallur fituese e edicionit të 57 të tij me këngën “Ktheju tokës”, me muzikë dhe poezi të Eriona Rushitit.

“Nuk e besoj dot! Falenderoj ata që e krijuan këtë këngë!” tha mes emocionesh Jonida.
Vendi i dytë shkoi për Lidia Lufin dhe i treti për Eranda Libohovën. Ndërkaq Marko Strazimiri dhe Imbro ishin fitues të çmimit të të rinjve, ndërsa çmimi i medias ishte për Eranda Libohovën.
Shqipëria u përfaqësua denjësisht këtë vit në Festivalin Europian të këngës me Eugent Bushpepën, ndërsa, pse jo, shpresojmë që Jonida Maliqi të bëjë edhe më mirë vitin e ardhshëm. (A2 Televizion)