
Qyteti i Dresdenit, në pjesën lindore të Gjermanisë, shpalli “emergjencën nga nazistët”, duke shprehur në këtë mënyrë problemet që ai po has me ekstremin e djathtë. Kryeqyteti i Saksonisë, Dresdeni, prej kohësh është parë si një bastion i ekstremit të djathtë dhe si vendi i lindjes së lëvizjes antiislamike Pagida.
Këshilltarët e qytetit, që është dhe një kandidati për Kryeqytetin Evropian të Kulturës për vitin 2025, së fundmi kanë miratuar dhe një rezolutë që kërkon më shumë përpjekje për këtë çështje.
“Emergjenca nga nazistët nënkupton se ne kemi një problem serioz. Do të thotë që shoqëria e demokracisë së hapur po kërcënohet”, deklaroi këshilltari Max Aschenbach. Ai shtoi se politikanët nuk kanë bërë sa duhet për t’u pozicionuar kundër ekstremit të djathtë.
Rezoluta ve në dukje se sjelljet e ekstemistëve të krahut të djathtë dhe aksionet e tyre po rriten me frekuencë të lartë dhe i kërkon qytetit që të ndihmojë viktimat e dhunës nga anëtarët e saj, duke mbrojtur minoritetet dhe forcuar demokracinë. (A2 Televizion)