Burimet pranë Kryeministrisë dhe Presidencës konfirmojnë se presidentit Ilir Meta i kanë mbërritur tashmë propozimet e 8 ministrave dhe zëvendëskryeministrit që priten të dekretohen.
Burime pranë Presidencës thanë se kreu i shtetit po shqyrton emrat e propozuar nga kryeministri dhe se Presidenti do të marrë kohën që i lejon Kushtetuta, prej 7 ditësh për t’u shprehur me dekret.
Kryeministri Rama ka propozuar Besa Shahini si Ministre të Arsimit, Anila Denaj si Ministre e Financave, Belinda Ballukun si Ministre e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Gent Cakaj Ministër i Jashtëm, Bledi Cuçin Ministër i Bujqësisë, Eduard Shalsi Ministër për Sipërmarrjen, Elva Margariti Ministre e Kulturës dhe Elisa Spiropali, si ministre e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin.
Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe është propozuar për të qenë Zëvendëskryeministër.
Kujtojmë që lista e propozimeve është si e mëposhtmja. (A2 Televizion)
- Besa Shahini në vend të Lindita Nikollës
- Anila Denaj në vend të Arben Ahmetaj
- Bledi Çuçi në vend të Niko Peleshit
- Eduard Shalsi në vend të Sonila Qatos
- Elva Margariti në vend të Mirela Kumbaros
- Belinda Balluku në vend të Damian Gjiknurit
- Genti Caka në vend të Ditmir Bushatit
- Dekretimi i Elisa Spiropalit si Ministre për Marrëdhënie me Parlamentin.
- Erion Braçe zv/kryeministër i ri në vend të Senida Mesit