
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar përmes rrjeteve sociale për protestën e sotme të opozitës, që tashmë është zhvendosur para Drejtorisë së Policisë.
Sipas Lleshajt, këto tubime pengojnë Policinë e shtetit në realizimin e detyrave të përditshme. “Protestat e verbra që godasin deputetë, institucione dhe policë, sjellin vetëm një rezultat. Ato pengojnë shumë policë që të merren me detyrën e tyre kryesore, që është lufta kundër krimit”, shkruan Lleshaj.
“Ftoj qytetarët që të mbështesin Policinë e Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit për një Shqipëri normale”. (A2 Televizion)