Ministria e Shëndetësisë: 13 të lënduar në protestë

Nga A2 CNN
2 Qershor 2019, 22:51 | Aktualitet
Ministria e Shëndetësisë: 13 të lënduar në

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se pranë Spitalit Universitar të Traumës janë paraqitur 13 persona të plagosur në protestë.

Prej tyre, 10 janë punonjës të policisë me plagë dhe dëmtime të shkallëve të ndryshme, të shkaktuara nga goditjet prej lëndëve piroteknike.

Po prej lëndëve piroteknike, kanë mbërritur në urgjencë dhe kanë marrë menjëherë ndihmën e parë mjekësore edhe 2 qytetarë në spitalin e Traumës, pjesëmarrës në protestë. Ndërsa 1 protestues po merr trajtimin e duhur mjekësor në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos