
Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar për protestën e shtatë të opozitës, duke bërë thirrje për protestë paqësore.
“Mbretëria e Bashkuar mbështet të drejtën për të protestuar në mënyrë paqësore. Nuk ka vend për dhunë ose mjete piroteknike në një protestë paqësore”.
Më tej, në deklaratë theksohet se liderët e protestës kanë përgjegjësi të mbajnë demonstratat të sigurta dhe ligjore, ndërsa policia ka përgjegjësi të përgjigjet në mënyrë proporcionale për ruajtjen e rendit publik.
“Për të mirën e të gjithëve, prioritet duhet të jetë një protestë paqësore dhe e sigurt”. (A2 Televizion)