Ministria e Shëndetësisë konfirmon praninë e variantit Delta në Shqipëri

Nga A2 CNN
25 Korrik 2021, 15:18 | Aktualitet
Ministria e Shëndetësisë konfirmon praninë e variantit Delta

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se është konfirmuar prania e variantit Delta të koronavirusit në Shqipëri.

“Në vijim të procesit të monitorimit të situatës së Pandemisë COVID-19 nga Instituti i Shëndetit Publik, pjesë e së cilës është dhe monitorimi për variantet qarkulluese, nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2. Konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, i dyshuar nga sinjalet laboratorike dhe tashmë i konfirmuar nga Laboratori i Referencës në Berlin, përkon dhe me rritjen e infektimeve në 2 javët e fundit në vendin tonë”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë.

https://a2news.com/2021/07/20/varianti-delta-virusi-me-i-rende-me-te-cilin-do-te-infektoheni-gjate-gjithe-jetes/

Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të vaksinohen në qendrën më të afërt të vaksinimit, në qendër shëndetësore, qendrat e vaksinimit masiv apo me njësitë lëvizëse.

“Vaksinimi, shpëton jetë! Vaksinat veprojnë, ato reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit”, thuhet në njoftim.

Aktualisht në Shqipëri janë kryer 1 134 085 vaksinime, nga të cilat, 496 714 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës antiCovid. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/25/raporti-per-pandemine-varianti-delta-do-te-jete-me-dominuesi-brenda-pak-muajve/
https://a2news.com/2021/07/23/qendra-per-kontrollin-e-semundjeve-delta-mes-semundjeve-me-ngjitese-qe-njeh-shkenca/

A2 CNN Livestream

Latest Videos