Ministrja Shahini kundërshton amendamentet e LSI, PD kërkon Ligj të ri

Nga A2 CNN
30 Janar 2019, 12:27 | Aktualitet
Ministrja Shahini kundërshton amendamentet e LSI, PD kërkon Ligj

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar përballë kërkesës së opozitës në komisionin e Medias se është kundër ndryshimeve në Ligjin për Arsimin e Lartë.

Gjatë debateve në këtë komision ajo tha se qeveria ka miratuar Paktin për Universitetin për adresimin e kërkesave, dh ese vota e studentëve nuk mund të jetë në masë 50%, sepse ata “mund të përdoren”.   

Ajo gjithësi shtoi se një student do të përzgjidhet për të qenë në përfaqësinë e ministrisë së arsimit në bord.

Ndërsa opozita pretendoi se zgjidhja e ofruar nga qeveria është mashtrim, por me diferenca.

Partia Demokratike nuk është me LSI në kërkesën e amendimeve.  Sipas Valentina Dukës, deputetes së PD, “ vetëm një ligj i ri mund t’i japë zgjidhje kërkesave të studentëve dhe pedagogëve.

  Ajo shtoi se “ 95% e  VKM-ve  të marra për paktin e Universitetit shkelin kushtetutën”, duke bërë edhe referim për prejardhjen e ministres: “  Nëse do ishit kolegu juaj Asim Bajrami,  do ia kishit hedhur në kosh ketë pakt Hashim Thaçit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos