Pse iu kthyen auditorëve studentët e Arteve?

Nga A2 CNN
30 Janar 2019, 11:06 | Aktualitet
Pse iu kthyen auditorëve studentët e Arteve?

Në kulmin e protestës studentore patën spikatur me ironinë përmes memeve të tyre studentët e universitetit të Arteve. Çfarë bëjnë ata sot?

Shumë prej këtyre studentëve, një muaj më parë ishin në radhët e para të protestës. Dikush solli muzikën e një lëvizjeje, e një tjetër shprehjet apo imazhet që kundërshtonin tarifat e ligjin e arsimit.

Sot në këtë universitet, gjithçka i është kthyer normalitetit. Vijon mësimi, me dhe pa mungesa. Studentët e artit vijojnë normalisht mësimin, edhe ata që ishin për ditë të tëra me turmën.  Pse e lanë protestën? Të gjithë pranojnë njëzëri se pedagogët nuk kanë ndërhyrë në vendimin e tyre.

E ndonëse ka ende nga studentë që bojkotojnë auditorët, në këtë universitet të gjithë studentë e pedagogë përpiqen të mos humbasin së paku orët e praktikave në sallat e muzikës apo atelietë e pikturës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos