Një konkurs bukurie në Rusi, ku marrin pjesë vetëm gardianet e burgut, është kritikuar ashpër.
Miss gardiania e burgut 2021 fton të gjitha gardianet e sistemit penitenciar rus që të dërgojnë një video të shkurtër ku mund të tregojnë talentin e tyre ose edhe të promovojnë rajonin ku banojnë.
Gjithashtu, ato dërgojnë foto me uniformë dhe foto me veshje darke, që gjykohen nga një panel jurie, shumica e të cilëve janë meshkuj.
Aktivistja Nastya Krasilnikova e cilësoi konkursin e bukurisë si të “trishtueshëm”, pasi sipas saj, inkurajon njerëzit që t’i shohin pjesëmarrëset si objekte. (A2 Televizion)