Mjafton Lenjani, Shqipëria bën detyrën ndaj Andorrës

Nga A2 CNN
25 Mars 2021, 22:38 | Futboll
Mjafton Lenjani, Shqipëria bën detyrën ndaj Andorrës

Shqipëria i ka nisur me këmbë të mbarë kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”. Kombëtarja fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj Andorrës, në transfertë, me një gol të Ermir Lenjanit.

Mbrojtësi i majtë shënoi në fundin e pjesës së parë (41’), duke goditur bukur me të majtën brenda zonës, pas një asisti të Bares.

https://a2news.com/2021/03/25/kombetarja-kenaqet-me-piket-notat-e-kuqezinjve/?foto=7

Në ndeshjet e tjera të grupit tonë, Anglia mposhti 5-0 San Marinon, ndërsa Hungari-Poloni përfundoi në barazim 3-3.

Në grupin I, Anglia dhe Shqipëria kryesojnë me nga 3 pikë, por me anglezët që kanë golaverazh më të mirë. Hungaria dhe Polonia ndjekin me 1 pikë secila, ndërsa renditja mbyllet nga Andorra dhe San Marino, me 0 pikë.

Ndeshja e radhës e kuqezinjve është kundër Anglisë, të dielën, në orën 18:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos