Dy arinj, të cilët mbaheshin të bllokuar prej 17 vitesh në një bodrum në Vietnam, janë shpëtuar.
Dy kafshët ishin futur në bodrumin e një dyqani rrobash që në kohën kur ata ishin ende këlysh dhe prej 17 vitesh nuk shihnin dritë, përveç asaj artificiale.
Pjesëtarë të një organizate për mbrojtjen e kafshëve, të cilët shpëtuan dy arinjtë, thanë se ata mbaheshin në kushte të tmerrshme. Ata ushqeheshin vetëm me perime të kalbura, ndërsa në bodrum nuk qarkullonte as ajri. (A2 Televizion)