AGSH dënon sulmin e dy protestuesve ndaj ekipit të A2 CNN: Të identifikohen autorët dhe të vihen përpara përgjegjësisë ligjore

Nga A2 CNN
21 Tetor 2026, 10:16 | Aktualitet

AGSH dënon sulmin e dy protestuesve ndaj ekipit të A2 CNN: Të

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka dënuar me forcë sulmin e raportuar ndaj grupit të xhirimit të televizionit A2 CNN, gjatë mbulimit të protestës së djeshme në Tiranë.

"Sipas informacioneve të marra nga AGSH, grupi i xhirimit i A2 CNN, përfshirë kameramanin Fation Nurçellari, është goditur nga dy protestues, ndërsa po ushtronte detyrën profesionale për dokumentimin dhe raportimin e zhvillimeve në terren.
AGSH e konsideron këtë incident të papranueshëm dhe thekson se dhuna ndaj gazetarëve, operatorëve dhe fotoreporterëve përbën një cenim serioz të sigurisë së tyre dhe të lirisë së medias", lexohet në deklaratën e AGSH, shkruan A2.

Deklarata e plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dënon me forcë sulmin e raportuar ndaj grupit të xhirimit të televizionit A2 CNN, gjatë mbulimit të protestës së djeshme në Tiranë.
Sipas informacioneve të marra nga AGSH, grupi i xhirimit i A2 CNN, përfshirë kameramanin Fation Nurçellari, është goditur nga dy protestues, ndërsa po ushtronte detyrën profesionale për dokumentimin dhe raportimin e zhvillimeve në terren.
AGSH e konsideron këtë incident të papranueshëm dhe thekson se dhuna ndaj gazetarëve, operatorëve dhe fotoreporterëve përbën një cenim serioz të sigurisë së tyre dhe të lirisë së medias. Asnjë pjesëmarrës në protestë nuk ka të drejtë të sulmojë apo të pengojë punonjësit e medias, pavarësisht qëndrimeve ndaj raportimit apo politikave editoriale të një televizioni.
AGSH i kërkon Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të identifikojnë menjëherë dy autorët e dyshuar të sulmit ndaj ekipit të A2 CNN, të administrojnë pamjet filmike dhe dëshmitë e personave të pranishëm, si dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme për vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos