Mjegulla përfshin Kukësin, Policia apel qytetarëve të tregojnë kujdes në Rrugën e Kombit

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2020, 08:55 | Aktualitet
Mjegulla përfshin Kukësin, Policia apel qytetarëve të

Orët e para të ditës së sotme u shoqëruan me praninë e mjegullës së dendur në rajonin e Kukësit. Dendësia më e madhe e saj ishte në ultësirën e Kukësit, për shkak të hapësirës së ujërave të liqenit të Fierzës, e cila përshkon rrugën e Kombit në më shumë se 40 km të saj nga Morini deri në Fushë-Dukagjin.

Në kushtet e pamjes së kufizuar, drejtuesit e mjeteve po tregojnë kujdes në shpejtësi të reduktuar dhe nën këshillimin e Policisë Rrugore që patrullon e këshillon në disa segmente të caktuara.

Fenomeni i pranisë së mjegullës është thuajse i përhershëm në periudha kohore të fundit të vjeshtës dhe fillimit të pranverës, ndërsa shihet edhe si shqetësim për shëndetin e qytetarëve duke ndikuar në irritimin e rrugëve respiratore , veçanërisht për fëmijët, moshat e treta dhe të sëmurët kronikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos