
Nuk vonoi përgjigjja e Rusisë ndaj kërkesës së SHBA-së dhe NATO-s për të mos përshkallëzuar luftën.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, deklaroi se ishte Ukraina ajo që po përpiqej të zgjeronte konfliktin, duke sulmuar asetet ruse në Mesdhe dhe në Baltik. Ai i cilësoi këto veprime si tejet të rrezikshme.
“Ne po shohim veprimtari terroriste të regjimit të Kievit në Detin Mesdhe dhe në Detin Baltik. Kjo nuk mund të mos shqetësojë shtetet bregdetare dhe, me gjasë, edhe Aleancën e NATO-s në tërësi. Natyrisht, askush nuk dëshiron që konflikti të zgjerohet. Prandaj, këto veprime të regjimit të Kievit janë potencialisht shumë të rrezikshme.
Pasojat për procesin e paqes nuk do të jenë të mira. Regjimi i Kievit, i inkurajuar dhe i nxitur nga evropianët, po tregon gjithnjë e më pak gatishmëri për procesin e paqes dhe është më i prirur të vazhdojë luftën, në dëm, mbi të gjitha, të interesave të qytetarëve ukrainas, por edhe të qytetarëve të vendeve evropiane.” (A2 Televizion)