Me Italinë e gjunjëzuar këto ditë nga virusi misterioz, kemi mbajtur një komunikim të vazhdueshëm, duke zgjedhur kanale zyrtare e njerëz profesionistë të fushës, për të ruajtur transparencën në informacion. Mjeku shqiptar në Firence, Vito Pasholli, në lidhje me Skype gjatë Ditarit të orës 13:00 në A2, tregon nga brenda gjendjen e krijuar në shtetin fqinj, ku si ai, jetojnë qindra mijëra shqiptarë. (A2 Televizion)
Mjeku shqiptar në Firence: Gjendja kritike, vërshimi i koronavirusit ishte i paparashikuar
