BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Nga A2 CNN
8 Tetor 2026, 18:22 | Politikë

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë,

Shqipëria ka marrë dakordësinë në nivelin e COELA-s për mbylljen e përkohshme të Kapitullit 20 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Burime nga Bashkimi Europian bëjnë me dije për gazetaren e A2 CNN, Fjorela Beleshi, se COELA ka arritur marrëveshjen për mbylljen e përkohshme të Kapitullit 20.

Ndërkohë kalimi i çështjes në COREPER,  pritet të ndodhë nesër rreth mesditës. Pas miratimit në COREPER, pritet të vijojë procedura për zhvillimin e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Burimet e BE-së bëjnë me dije se ka plane paraprake për zhvillimin e katër konferencave ndërqeveritare gjatë javës së ardhshme, me Shqipërinë, Malin e Zi, Ukrainën dhe Moldavinë.

Për Shqipërinë, data më e mundshme është 13 tetori, pas mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së (GAC).

Megjithatë, ende nuk ka një datë zyrtarisht të konfirmuar për konferencën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos