Rrëzohet debati për SHISH, Berisha: Hyseni me Serbinë, Balla: Drejtësia vepron

Nga Indrit Maraku
8 Tetor 2026, 17:44 | Politikë

Mazhoranca socialiste rrëzoi në seancë kërkesën e demokratëve për mocion me debat mbi hetimin e nisur ndaj ish-drejtoreshës së SHISH. 

Nga foltorja e kuvendit Sali Berisha akuzoi se Vlora Hyseni kishte lidhje me Serbinë.

Madje duke u përfshirë edhe në debatin rozë, kreu i PD shtoi se Ergys Agasi ka video me socialist,

Në përgjigje Taulant Balla u kujdes ta korrigjonte. Sa i përket mocionit me debat shtoi se PS ka votuar drejtësinë e re dhe hetimin e konsideroi si sukses.

Për Berishën kujtoi se vetë kryetari i PD është në hetim dhe se opozita duhet të ndajë qëndrimin mbi SPAK.

Ndaj Vlora Hysenit GJKKO ka firmosur pezullimin nga detyra dhe arrest në shtëpi duke e lidhur me dosjen e Ergys Agasit. Menjëherë pas kësaj ajo u shkarkua nga detyra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos