MLS amerikane, Inter Miami rinis ofensivën për Leo Messi

Nga A2 CNN
14 Mars 2023, 15:19 | Futboll
MLS amerikane, Inter Miami rinis ofensivën për Leo Messi

Rinovimi i Lionel Mesit te Paris Seint Zhermen ka ngecur dhe qëndrimi i sulmuesit te kampionët e Francës është në dyshim.

Kontrata e yllit argjentinas përfundon në muajin qershor, megjithatë palët ende nuk kanë gjetur akordin për të firmosur. Duke përfituar nga situata e krijuar, në skenë është rikthyer Inter Majemi.

Klubi i zotëruar nga ish-legjenda angleze Devid Bekham e synon prej vitesh afrimin e Leo Mesit në elitën e futbollit amerikan. Madje kontaktet për transferimin e mundshëm kanë nisur prej vitit 2021. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos