Modelja kolumbiane: Jam aq perfekte sa njerëzit mendojnë se jam "Barbie"

Nga A2 CNN
21 Maj 2023, 21:31 | Lifestyle

Carolina Gomez ka treguar së fundmi se bombardohet me pyetje nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale se “përse duket kaq e përsosur në fotot që shpërndan.”

Shumë nga 700,000 ndjekësit e saj në Instagram pohojnë se ajo duket sikur është projektuar në ndonjë fabrikë pasi duket kaq mbresëlënëse.

Modelja së fundmi bëri bujë pasi njoftoi lidhjen e saj me yllin kolumbian të rrjeteve sociale Jefferson Cosio.

Lajmi i romancës i rriti edhe ndjekësit në mediat sociale pasi iu shtuan edhe ndjekës nga 10 milionë fansat e të dashurit të saj.

Çifti kanë eksploruar Evropën javët e fundit dhe kanë ndarë një sërë momentesh të preferuara në rrjet.

Por përdoruesit e rrjeteve sociale mbetën pa fjalë nga tiparet e fytyrës dhe trupi i saj dhe nuk munguan aludimet se mund të ketë bërë edhe ndërhyrje. Megjithatë, Carolina u kundërpërgjigj kritikëve të saj duke postuar disa foto nga fëmijëria e saj për të vërtetuar se, duke përjashtuar ngritjen e gjoksit, ajo është 100% natyrale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos