Momenti i tmerrshëm kur 3-vjeçarja “fluturon” e tërhequr nga balona

Nga A2 CNN
31 Gusht 2020, 10:55 | Lifestyle

Një vajzë 3-vjeçare është marrë me vete nga një balonë e madhe dhe “fluturoi” në 30 metra lartësi gjatë një festivali tajvanez.

Vajza u ngatërrua me një balonë portokalli me bisht të gjatë dhe videoja e xhiruar nga të pranishmit tregon se si lëvizte lart e poshtë, ndërkohë që të rriturit në panik bërtisnin dhe përpiqeshin që ta ulnin në tokë vogëlushen.

Fatmirësisht, 3-vjeçarja nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Festivali u ndërpre menjëherë pas incidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos