Zbulohen fosilet 166 milionë vjeçare në Skoci

Nga A2 CNN
27 Gusht 2020, 13:29 | Lifestyle

Kockat e fosilizuara të një dinozauri, që mendohet të jenë 166 milionë vjeçare, janë gjetur nga një shkencëtare, teksa po vraponte përgjatë bregut për t’u bashkuar me ekipin e saj kërkimor.

Elsa Panciroli bëri zbulimin në ishullin Eigg, Skoci, që sipas saj është fosili i parë i gjetur në këtë vend. Kocka e gjetur është e gjatë rreth 5 metra dhe u gjet në një gur në pyllin e ishullit. Megjithëse e dëmtuar, një ekip paleologësh u mblodh për të studiuar gjymtyrën e pasme të gjetur të krijesës. 

Kocka u dërgua në një laborator për t’u hequr nga shkëmbi dhe për të parë se cilit lloj dinozauri i takon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos