A2 ka siguruar pamjet ku duket Efthimiou Efthimious, greku i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Devi Kasmit në 29 janar 2019, terksa largohet nga vendi i ngjarjes. Ish-efektivi i forcave speciale greke shfaqet në kamerat e sigurisë ndërsa ecën qetësisht pasi ka qëlluar Kasmin dhe hipën në një furgon të bardhë. Këtë të hënë, Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm të Efthimious, si edhe dënimin me 35 vite burg për Elton Halipajn, i cili u shpall fajtor si bashkëpunëtor i tij. (A2 Televizion)
Momenti kur greku Efthimious largohet nga vendngjarja pas vrasjes se Devi Kasmit
