
Kamera e trupit të një polici në SHBA ka kapur momentin kur një makinë fluturon në ajër pasi, teksa po lëvizte me shpejtësi të lartë, ngjitet në karrocerinë e një karroatreci.
Mjeti ndodhej në rrugë për të ndihmuar në një tjetër aksident që kishte ndodhur në zonë, por shërbeu si “pistë fluturimi” për një makinë tjetër, shoferi i të cilës nuk e pa të arsyeshme të ulte shpejtësinë dhe u ngrit 40 metra në ajër.
Nga aksidenti mbeti i plagosur shoferi 21-vjeçar i makinës dhe një efektiv policie. Video u shpërnda nga vetë autoritetet, me synim ndërgjegjësimin e të rinjve për të ngarë makinën në mënyrë të përgjegjshme. (A2 Televizion)