
Skena të pabesueshme në një konkurs bukurie në Brazil. Pas shpallje së fituesit, partneri i djalit që zuri vendin e dytë u ngjit në skenë i tërbuar, rrëmbeu kurorën dhe e përplasi me inat në tokë. Më pas, ai mori të dashurin e tij për ta larguar, por vendosi të rikthehej sërish në skenë për të përplasur edhe një herë në tokë kurorën.
Në një postim në Instagram, organizatorët e Miss Gay Mato Grosso thanë se do të merreshin masat e duhura ligjore ndaj personit përgjegjës për skenën e shëmtuar. (A2 Televizion)