Një veteran lufte nga Gjeorgjia pa një person të armatosur që po i zbriste fshehurazi rrugën e tij gjatë natës dhe vendosi t’i kundërpërgjigjet me armë.
Whitfield Smith, një veteran i marinës amerikane, thotë se ai e pa të armatosurin duke vrapuar nëpër lëndinën e tij të përparme rreth orës 02:00 me pizhame.
Sapo e pa ai mori armë dhe qëlloi me një të shtënë paralajmëruese, e cila pasoi në një shkëmbim zjarri midis hajdutit dhe pronarit të shtëpisë.
Nga përplasja me armë, shihet nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë se si plumbat thyejnë xhamat e makinës së Smithit dhe dritaret e banesës.
Pak minuta më vonë, veterani doli nga shtëpia i armatosur me një pushkë më të madhe. Pikërisht në atë moment, vrapuesit u larguan nga vendi i ngjarjes. (A2 Televizion)