Monument natyre, Sarandopori një tjetër oazë turistike në Leskovik

Nga A2 CNN
12 Korrik 2021, 15:26 | Sociale
Monument natyre, Sarandopori një tjetër oazë turistike në

Llixhat e Sarandoporit, 10 km nga Leskoviku është një nga vendet që po tërheq gjithmonë e më tepër vizitorë e turistë.

Përveç banorëve të zonës, këto llixha kanë qenë thuajse të panjohur dhe të papromovuara ndonjëherë. Pikërisht për këtë qëllim një grup të rinjsh nga Korça dhe Tirana u organizuan për të vizituar këtë monument natyre.

https://youtu.be/3hxFGKTL-hc

Përveç bukurisë natyrore, këto burime termale kanë dhe mjaft vlera natyrale kurative. Por si shumë zona të tjera të vendit, infrastruktura rrugore për të mbërritur deri te llixhat e Sarandopolit është mjaft e vështirë, ndërsa përfaqësuesit e Ministrisë së Turizmit, shpresojnë që promovimi që po i bëhet zonës të shoqërohet edhe me investime në infrastrukturë.

Llixhat e Sarandoporit i ka vizituar edhe vetë Lord Bajroni, gjatë udhëtimit që ka bërë në vendin tonë në fillim të viteve 1800. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos