
Ish-Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është rikthyer të flasë për ziklatrit pas një darke që pati me drejtuesit e rinj të klubit, të cilët sipas mediave italiane i ka përgëzuar për punën e bërë deri tani.
Ai ka vlerësuar gjithashtu trajnerin Conte. “Nuk po flasim për Scudetto-n, por ekzistojnë bazat për të bërë shumë mirë. Më kanë pëlqyer deklaratat e trajnerit dhe fryma që ai dha skuadrës”, tha ish-Presidenti i Interit.
Më tej, mbi të gjithë, Moratti ka vlerësuar diamantin e vogël zikaltër, Stefano Sensin. “Nuk e prisja në këto nivele. Ai është inteligjent, ka shpejtësi dhe ka ndryshuar ekipin. Për këto arsye ai më kujton ndikimin që ka pasur Sneijder”. Mbrëmjen e sotme, Interi do të debutojë në Champions League, ku do të presë në “San Siro” Slavian e Pragës. (A2 Televizion)