Roshi konfirmon formën, shënon në humbjen e Akhmat

Nga A2 CNN
17 Shtator 2019, 12:38 | Futboll

Tjetër gol për Odise Roshin në kampionatin rus, i cili konfirmon formën e mirë që e shoqëron që prej ndeshjes me kombëtaren.

Mesfushori kuqezi shënoi në humbjen 2-1 të Akhmat Groznit përballë skuadrës së Rostovit. Roshi realizoi nga pika e bardhë, duke kaluar skuadrën në avantazh, por goli nuk mjaftoi që skuadra ruse të dilte me pikë nga ky takim.

Akhmat ndodhet në pozita të vështira pas 9 javësh në kampionatin rus, pasi nuk fiton prej 5 ndeshjesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos