Mori pjesë në trazirat e Kapitolit, FBI kontrollon banesën e aktorit të Hollivudit

Nga A2 CNN
14 Qershor 2021, 10:29 | Showbiz

Forcat e FBI ka ushtruar kontroll javën e kaluar në banesën e një aktori të njohur të Hollivudit që njihet për rolet e tij në serialet “Lethal Weapon”, “SWAT” dhe “NCIS Los Angeles”, pasi akuzohet se mori pjesë në trazirat që ndodhën më 6 janar në Kapitol.

Sipas Los Angeles Times, më shumë se 20 agjentë të armatosur hynë në orët e para të mëngjesit të së premtes në banesën e Siaka Massaquoi në veri të Hollivudit. Ende nuk dihet nëse aktori është arrestuar dhe me çfarë motivacioni u ushtruan kontrollet.

Në një postim në rrjetet sociale më herët, aktori pranonte se ishte në Kapitol më 6 janar, por mohon të ketë marrë pjesë në akte dhune. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos