
Pasi u shpallën kampion një vit më parë në Serie A, shumë klube u dyndën në dyert e Milanit për t'i rrëmbyer lojtarët kuqezinjve.
Një prej tyre ishte edhe francezi The Hernandez, një prej më të spikaturve te “Djalli”. Ai u rezitojë kërkesave në merkaton e verës, por janari është afër. Për këtë, Paolo Maldini kërkon të “flejë” i qetë dhe u ka bërë parapritë të interesuarve, duke u thënë që të qendrojnë larg nga francezi.
Drejtori sportiv i Milan theksoi se mbrojtësi është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së “Djallit” dhe nuk pranojnë asnjë ofertë për francezin.
“Ne u thamë disa klube të huaja që të mos paraqiten as në tryezën e bisedimeve. Ne duam të mbajmë lojtarët më të fortë.”-tha Maldini. (A2 Televizion)