Uzuni nuk mjafton, mbrojtja gabon, Izraeli na ndëshkon dhe fiton grupin

Nga A2 CNN
24 Shtator 2022, 22:47 | Futboll

Shqipëria humbet 2-1 një ndeshje që përtej shuarjes të çdo shprese për fitoren ne grupin 2 të Ligës B të Nations League, shfaqi edh probleme të mëdha në mbrojte dhe në ndërtimin e lojës së kuqezinjve të drejtuar nga Edi Reja.

Pjesa e pare në Izrael, u barazua pa gola, pas një ndeshje e ekuilibruar, ku Izraeli pati presion më të madh por ku rastet më të mira ishin ato të Shqipërisë. Në veçanti, ishte sulmuesi i Chelsea Armando Broja që ka shpërdoruar të paktën dy raste të arta.

https://a2news.com/2022/09/24/kombetarja-nxihet-ne-izrael-reja-ne-episodin-e-fundit-notat/

Në minutën e 6-të, Broja ka rastin për të kaluar kuqezinjtë në avantazh, por pasi tregohet i aftë të përfitojë nga një gabim të mbrojtjes “hipnotizohet” nga portieri izraelit , ndërkohë që Cikalleshi ishte totalisht i lirë për të shënuar.

Goli i parë i Izraelit

Në fund të 45 minutave të para, shënohet një tjetër rast për Brojën, që shmanget mirë  por gjuajtja ishte e dobët.

Por Izraeli në pjesën e dytë kalon në avantazh pas pak sekondash, me Shon Wiessmann, që përfiton nga një gabim të mbrojtjes, në veçanti të Hysajt.  

Goli i Weissaman hedh në kaos kuqezinjtë, që duken të paqartë. Në minutën 36, një kros i Veselit zgjon Cikalleshin që me kokë kthen topin që për pak nuk përfundon në rrjetë. Në minutën 62, një  tjetër gabim i mbrojtjes dhe Shqipëria mrekullisht shpëton.

Barazimi i Uzunit

Në minuten 69, Ramadani gjuan në mënyrë shumë të mirë, por portieri izraelit pret mrekullisht.

Në minutën 87, është Myrto Uzuni, që kishte hyrë pak minuta më parë në vend të Cikalleshit, që barazon ndeshjen me një harkim fantastik.

Goli i avantazhi izraelit

Shqipëria zhbalancohet në sulm, dhe një kundërsulm izraelit sjell një gabim trashanik të Veselit që i dhuron golin Izraelit që tashmë kryeson grupin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos